Një vajzë ngacmohet e një tjetër sulmohet seksualisht

Kronikë e zezë

Një vajzë ngacmohet e një tjetër sulmohet seksualisht

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Një rast i ngacmimit dhe një tjetër i sulmit seksual raportohet se kanë ndodhur në Kosovë në dy ditët e fundit, ku viktima janë dy vajza.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në Prishtinë një vajza është ngacmuar nga një i dyshuar.

“Prishtinë 26.07.2022-09:25. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërsa, në Vushtrri bëhet e ditur se një person i panjohur ka sulmuar seksualisht një vajzë.

“Vushtrri 25.07.2022 – 22:00. Është raportuar se një person i panjohur ka sulmuar seksualisht  viktimën femër. Lidhur me rastin janë marrë veprime për inicim të rastit si më lartë. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat