Policia konfirmon se kishte rrahje masive në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë: U arrestuan pesë persona

Kronikë e zezë

Policia konfirmon se kishte rrahje masive në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë: U arrestuan pesë persona

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 09:28
Ilustrim

Mbrëmë u raportua për një rrahje masive mes disa personave në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në segmentin rrugor në Pestovë të Vushtrrisë.

Rastin e ka konfirmuar Avni Zahiti zyrtar për informm në rajonin e Mitrovicës i cili ka thënë se janë arrestuar pesë persona.

“Në rrahje është raportuar mbrëmë rreth orës 23:00 në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, lidhur me këtë rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar që janë përfshirë në rrahje”.

Ai tutje ka thënë se pas intervistimit personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rasti është inicuar në procedurë të rregullt dhe po hetohet pë vepra penale “Sulm” dhe “Dëmtim i pasurisë”. Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Zahiti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat