Bashkëjetesa me 15 vjeçaren që u bë nënë, Policia interviston të dyshuarin

Kronikë e zezë

Bashkëjetesa me 15 vjeçaren që u bë nënë, Policia interviston të dyshuarin

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën është informuar se në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, një e mitur 15-vjeçare ka lindur një fëmijë.

Në njoftim thuhet se e njëjta ishte në bashkësi jashtë martesore më një person të rritur me një diferencë të madhe në moshë.

E mitura ishte dërguar në spital më datë 18.07.2022.

E sot në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është intervistuar i dyshuari.

“Prizren 19.07.2022 – 12:40. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar për kryerje të veprës penale të lartcekur. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat