Therje me thikë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Therje me thikë në Prishtinë

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 10:21
Ilustrim

Një person është therë me thikë mbrëmë në Prishtinë. Rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Prishtinë 18.07.2022-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me mjet të mprehtë (thikë) e kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat