Arrestime për përdorim të paautorizuar të armës

Kronikë e zezë

Arrestime për përdorim të paautorizuar të armës

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit së bashku me një të dyshuar tjetër, familjar, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me shit-blerjen e një veture, me dy të dyshuar tjerë (vëllezër), kanë shtënë me armë zjarri, (njëri me pistoletë e tjetri me AK-47) në drejtim të njëri-tjetrit.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të AK-47, tri gëzhoja të pistoletës dhe një fishek pistolete.

Gjithashtu është sekuestruar edhe një revole me një karikator.

Të dyshuarit, janë larguar me vetura në drejtime të ndryshme. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nga njësitë relevante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat