Grushte dhe shkelma në Lungomare, autorët ja mbathin sapo dëgjojnë sirenat e policisë

Kronikë e zezë

Grushte dhe shkelma në Lungomare, autorët ja mbathin sapo dëgjojnë sirenat e policisë

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 22:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një konflikt se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, në zonën e Lungomares, pranë kinemasë verore.

Policia e Vlorës konfirmon se nga konflikti në fjalë s'ka persona të plagosur.

Ka qenë një konflikt banal mes disa personave që janë zënë me grushte e shkelma dhe sa kanë dëgjuar policinë janë larguar.

Në polici ngjarjen e kanë raportuar qytetarët. Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat