​Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 15.07.2022 rreth orës 06:10 Stacioni Policor në Malishevë, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, ka kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Carravranë-Malishevë.

Gjatë kontrollit në posedim të tij është gjetur një pistoletë me gaz e llojit BUNO MOD e kalibrit 9mm, një karikator dhe dy gëzhoja të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar A. B. i lindur në vitin 1963, shtetas i Republikës së Kosovës mbi dyshim për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe përdorim i armës.

Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat