Konfiskohen armë e municion në Grashticë, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Konfiskohen armë e municion në Grashticë, arrestohen tre persona

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar mbrëmë rreth orës 21:30 në Grashticë të Prishtinës.

Sipas njoftimit nga policia, thuhet se të njëjtit janë arrestuar pasi në një ndejë familjare, dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre dhe objektet përcjellëse kanë gjetur e konfiskuar; një armë automatike AK-47 me karikator, katër pistoleta të ndryshme me karikator (njëra prej tyre me gas) 49-fishekë kalibër i ndryshëm, 44-fishekë me gas, dhe 349- gëzhoja kalibër i ndryshëm.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat