Gjakovari shkel me veturë nipin 1-vjeçar, i shkakton lëndime serioze

Kronikë e zezë

Gjakovari shkel me veturë nipin 1-vjeçar, i shkakton lëndime serioze

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 09:13
Policia e Kosovës

Një person dje në Gjakovë ka goditur me veturë një 1-vjeçar.

I dyshuari, viktimën sipas policisë e ka nip, teksa rasti ka ndodhur nga pakujdesia në oborrin e shtëpisë.

1-vjeçari me këtë rast ka pësuar lëndime serioze.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rr. Lekë Dukagjini, Gjakovë 01.07.2022 – 07:50. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën në oborrin e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar -fëmijë (2021)-nipin e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime serioze. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat