I mashtroi qytetarët se do të ju ndihmojë për marrjen e subvencioneve, arrestohet zyrtari i Komunës së Fushë Kosovës

Kronikë e zezë

I mashtroi qytetarët se do të ju ndihmojë për marrjen e subvencioneve, arrestohet zyrtari i Komunës së Fushë Kosovës

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Zyrtari i Komunës së Fushë Kosovës, I.K, është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, i cili i joshi dhe u premtoi që do t’u ndihmojë në marrjen e subvencioneve.

Sipas komunikatës së PK-së, zyrtari u ka marrë disa mijëra euro qytetarëve për t’ua rregulluar dokumentet për aplikimin për subvencione.

Sipas Policisë, i njëjti as nuk ua ka rregulluar dokumentet as nuk ka aplikuar për subvencione.

“Me këtë rast i dyshuari i lartcekur me iniciale dyshohet se ka kryer vepër penale “Mashtrim” përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatën e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat