“E paske marrë këtë tokë për bela”, edhe një incident për shkak të pronës, kërcënohet vushtrriasi

Kronikë e zezë

“E paske marrë këtë tokë për bela”, edhe një incident për shkak të pronës, kërcënohet vushtrriasi

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Konflikti për një pronë në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, ka çuar në mosmarrëveshje dhe kërcënime mes disa personave.

Rasti ka ndodhur dje, në orët e mbrëmjes, kur një person u kërcënua nga një tjetër për shkak të tokës së tij, të cilën ia kishte falur kushëriri, por siç duket po i del problem. Derisa viktima ishte në pronën e tij, aty kishte shkuar i dyshuari H.F., i cili iu ka drejtuar me fjalët “e paske marrë këtë tokë për bela”.

I shqetësuar dhe i frikësuar përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që ta denoncojë të dyshuarin dhe të kërkojë ndihmë nga Policia.

Me t’u raportuar rasti, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij për rastin.

Ndaj tij, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “kanosje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat