17-vjeçarit i sekuestrohet një armë pa leje

Kronikë e zezë

17-vjeçarit i sekuestrohet një armë pa leje

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Policia gjatë ditës së djeshme e ka sekuestruar një armë nga një 17-vjeçar, në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se E.M. është shoqëruar në stacionin policor.

Dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit  është  liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të miturit është iniciuar rast për veprën penale mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat