Suharekë: Vajza 13-vjeçare sulmohet seksualisht nga një burrë, doli me të pasi u njoftuan në TikTok

Kronikë e zezë

Suharekë: Vajza 13-vjeçare sulmohet seksualisht nga një burrë, doli me të pasi u njoftuan në TikTok

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 08:09
Ilustrim

Një rast i trishtë ka ndodhur në Suharekë, ku një 13-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një me të cilin ishte njoftuar përmes rrjetit social “TikTok”.

Mësohet se rasti ka ndodhur derisa e mitura po kalonte kohë me të dyshuarin, në orët e mesditës.

Burimet  brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vajza u njoftua me këtë person në rrjete sociale, me të cilin fillimisht kishin komunikuar për disa ditë me radhë dhe më pas kanë vendosur që të takoheshin.

Por gjatë këtij takimi, i dyshuari e ka sulmuar të miturën seksualisht dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sinjali mëson se pas denoncimit të këtij rasti në Polici, janë aktivizuar njësitet përkatëse për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Ndërkohë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “sulm seksual” që të hetohen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat