Hajnat në Fushë Kosovë vodhën në një veturë 1000 €

Kronikë e zezë

Hajnat në Fushë Kosovë vodhën në një veturë 1000 €

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 09:18
Ilustrim

1000 euro janë vjedhur në një veturë nga hajnat në fshatin Bresje në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se për këtë rast ka arrestuar tre persona të dyshuar.

Të njëjtit kanë qenë në gjendje të dehur, ndërsa Policia në veturën e të dyshuarve ka gjetur para të gatshme 6050€ dhe gjatë kontrollit fizik janë gjetur edhe 1024€.

“Fsh. Bresje, Fushë Kosovë, 03.06.2022 – 04:17. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit (në gjendje të dehur) kanë vjedhur nga vetura e viktimave meshkuj kosovar para të gatshme 1000 €. Policia në veturën e të dyshuarve ka gjetur para të gatshme 6050€ dhe gjatë kontrollit fizik janë gjetur edhe 1024€. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pasi që  janë këndellur dhe intervistuar të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat