​Shtetasi serb kapet me afër 2 mijë litra vaj ushqimor pa dokumentacion

Kronikë e zezë

​Shtetasi serb kapet me afër 2 mijë litra vaj ushqimor pa dokumentacion

Më: 29 maj 2022 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Policia Kufitare e Kosovës-Kosovës, me njësitet kompetente rajonale gjatë patrullimit nëpër rrugët pran brezit kufitar, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari, shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit është konstatuar se kishte qenë duke transportuar rreth 1620 litra vaj ushqimor për të cilët nuk kishte asnjë dokumentacion në lidhje me prejardhjen e mallit.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti " Tregti e ndaluar" dhe malli të dërgohet në Teriminal Doganorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat