Rryma mbyt një person në Pejë

Kronikë e zezë

Rryma mbyt një person në Pejë

Më: 23 prill 2022 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën sot si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Viktima sipas Policisë së Kosovës ishte punëtor dhe në momentin kritik ishte duke kryer disa punime.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, rasti ka ndodhur sot derisa punëtori ishte duke kryer disa punime nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën.

Rreth orës 10:16 policia është njoftuar se në lagjen ‘Dardania’ në Pejë një punëtor i cili ishte duke kryer disa punime nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi për Telegrafin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat