Arrestohet 19-vjeçari i kërkuar në Ferizaj, dërgohet në vuajtje të dënimit

Kronikë e zezë

Arrestohet 19-vjeçari i kërkuar në Ferizaj, dërgohet në vuajtje të dënimit

Më: 22 prill 2022 Në ora: 21:00
Ilustrim

Një 19-vjeçar është arrestuar sot rreth orës 16:00 në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Policisë, 19-vjeçari ishte i kërkuar për veprën penale “Vjedhje” me dënim burgimi prej 1 vit e 5 muaj.

“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 16:00 kanë arrestuar në Ferizaj personin e kërkuar me inicialet L.B (M/K), i moshës 19 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Vjedhje’ me dënim burgimi prej shtatëmbëdhjetë muajve ( 1 vit e 5 muaj)”, thuhet në njoftim.

Nga PK-ja kanë bërë të ditur se 19-vjeçarin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Polica të njêjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet më tej në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat