Vodhi kabllo elektrike në termocentralin Kosova A, arrestohet

Kronikë e zezë

Vodhi kabllo elektrike në termocentralin Kosova A, arrestohet

Më: 18 prill 2022 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Është arrestuar një burrë i cili ka vjedhur kabllo elektrike në termocentralin Kosova A në Obiliq.

“Pas marrjes së një informate për një vjedhje të kabllos elektrike nga T.C Kosova A, njësiti policor ka ndaluar veturën e dyshuar me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një sasi e kabllos elektrike prej bakri –rreth 200 kg”, thuhet në raport.

Vetura së bashku me kabllon janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat