Rrahje pas lojës së hendbollit në Obiliq, arrestohen pesë persona

Kronikë e zezë

Rrahje pas lojës së hendbollit në Obiliq, arrestohen pesë persona

Më: 11 prill 2022 Në ora: 09:34
Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orës ka njoftuar se një rrahje ka ndodhur dje në Obiliq pas përfundimit të një loje futbolli.

Siç bëhet e ditur nga Policia lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj dhe tri femra të mitura.

Kurse, të lënduarve i është dhënë tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Obiliq 10.04.2022 – 17:35. Raportohet se pas përfundimit të lojës së Hendbollit, ka ndodhur një rrahje. Janë arrestuar dy meshkuj dhe tri femra (të mitura) kosovarë. Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat