Janë shtuar rastet e raportuara në Polici për identifikim të parave të falsifikuara. Vetëm dje në Policinë e Kosovës janë raportuar disa raste për këtë çështje.
Kartëmonedha që më së shumti u has e falsifikuar është 100 € e raste të tilla ndodhën në Prishtinë dhe Prizren.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është deponuar një kartëmonedhë pre 100 € e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Rasti është duke u hetuar. Po ashtu një femër kosovare ka raportuar se është hasur në një kartëmonedhë pre 100 € e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.
Rast tjetër u raportua edhe në Obiliq ku ankuesja femër kosovare ka raportuar se është deponuar një kartëmonedhë pre 50 € e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Rasti është duke u hetuar
Ndër të tjera Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Prizren për falsifikim ta parave. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.