Ndalohen dy persona në Ferizaj, dyshohet se tërhoqën 95 mijë euro nga një bankë

Kronikë e zezë

Ndalohen dy persona në Ferizaj, dyshohet se tërhoqën 95 mijë euro nga një bankë

Më: 7 prill 2022 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy persona të dyshuar me inicialet nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të arrestuarit janë I.A- ish Drejtor i Degës se BKT-se në Pejton- Prishtinë  dhe Sh.B.,- punëtor i një kompanie autataksie në Gjilan.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se ish drejtori i BKT-së, i ka mundësuar tërheqjen e parave të dyshuarit tjetër me inicialet (Sh.B), nga llogaria bankare e një qytetari, ku me ç’rast është bërë tërheqja   shumës në vlerë prej  95 mijë eurove në degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT-së) në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat