Policia arreston personin që po kërkohej nga Interpoli

Kronikë e zezë

Policia arreston personin që po kërkohej nga Interpoli

Më: 6 prill 2022 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan ka kryer një operacion policor me ç‘rast është arrestuar një person me inicialet A.A., (1973 ) shqiptar shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore.

I njëjti është prangosur në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga ana e Gjykatës Themelore në Gjilan bazuar në urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli.

“Pas arrestimit të njëjtit i është kontrolluar vendqëndrimi i përkohshëm në qytetin e Gjilanit dhe me pas i njëjti është sjellë në ambientet e Drejtorisë Rajonale në Gjilan dhe pas njoftimit mbi arsyen e arrestit dhe të drejtat e personit të arrestuar, i njëjti me vendim te prokurorit të shtetit nga prokuroria themelore në Gjilan është ndaluar për 48 orë.

Rasti do ti referohet Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Gjilan për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat