Zbulohen detaje nga therja me thikë, Policia: Viktima u sulmua nga disa persona

Kronikë e zezë

Zbulohen detaje nga therja me thikë, Policia: Viktima u sulmua nga disa persona

Nga: A.M. Më: 5 prill 2022 Në ora: 22:42 Përditësuar në ora: 22:54 më 05.04.2022
Pamje nga vendi i ngjarjes/ Foto: Bota sot

Zbulohen detaje nga therja me thikë, Policia: Viktima u sulmua nga disa persona

Një person është sulmuar mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar nga Policia e Kosovës, Agron Borovci.

“Sonte rreth orës 21 :45, kemi marrë informatën se në rrugën ” Zenel Salihu” në Prishtinë, një person  është sulmuar nga disa persona”

Në bazë të informatave fillestare bëhet e ditur se personi në fjalë është sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor” ka thënë Borovci

Sipas informatave Policia ka dalë në vendngjarje ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rast.

(22:42)-Shokohen banorët e Prishtinës, dyshohet për therje me thikë

Një ngjarje e orëve të vona i ka shqetësuar banorët e një lagjeje të Prishtinës.

Siç mëson “Bota sot”, dyshohet se ka ndodhur një therje me thikë.

Rrugët në lagjen afër shkollës "Elena Gjika” janë bllokuar nga Policia e Kosovës.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes/ Foto: Bota sot

Ndërkaq, Policia nuk ka dhënë informacione lidhur me rastin.

Kurse, në fotot e siguruara nga “Bota sot”, shihet edhe pikat e gjakut në skenën e krimit.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes/ Foto: Bota sot
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat