Policia kufitare e Kosovës parandalon një rast të kontrabandës me mallra

Kronikë e zezë

Policia kufitare e Kosovës parandalon një rast të kontrabandës me mallra

Më: 24 mars 2022 Në ora: 18:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në Kaçanik, konkretisht zyrtarët policor nga stacioni për mbikëqyrje kufitar në Muqivercë, me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të kontrabandës, më 24.03.2022, në ora 04:55, në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, afër vijës kufitare me Serbinë, kanë arrit ta ndalin vozitësin e automjetit mashkull me iniciale (V.A,), i cili përmes rrugëve ilegale, me automjetin dhe mallrat tjerë, nga territori i Serbisë ka hyrë në territor të Republikës së Kosovës me qellim të kontrabandës së mallrave si në vijim.

Njoftimi:

Një (1) automjet Furgon Renault Trafik, me targa të huaja, (automjeti kishte qenë i ç'lajmruar në vendin e origjinës) dhe Dy (2) biçikleta elektrike.

Mallrat e konrtrabanduara janë konfiskuar dhe dorëzuar doganës.

Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit janë koordinuar veprimet e mëtejme policore, përderisa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat