Shoqërohet në polici 65 vjeçari që gjuajti me armë në odë

Kronikë e zezë

Shoqërohet në polici 65 vjeçari që gjuajti me armë në odë

Më: 24 mars 2022 Në ora: 16:07
Ilustrim

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor të Shtimës një 65 vjeçar, pasi që i njëjti kishte gjuajtur me armë gjatë një ahengu, në dyshemenë e odës.

Ngjarja kishte ndodhur në fshatin Petrovë të Shtimës më 15 mars, ka njoftuar policia e Kosovës.

Të dyshuarit i është konfiskuar arma me të cilën kishte shkrepur.

I njëjti, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve & përdorimi i armës’ për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa i dyshuari është liruar.

“Policia rajonale e Ferizajt, përkatësisht stacioni policor në Shtimee i ka marrë veprimet e nenojshme dhe pas një pune hetimore ka identifikuar personin e dyshimt dhe vendin ku ka ndohdur kjo ngjarje. Ngjarja ka ndodhur me datën 15.03.2022 në fshatin Petrovë të Shtimes. Në lidhje me ketë policia  sot rreth orëës 11:30 personin e dyshuar me inicilaet SH.I  ( M/K) i moshës 65 vjeçar e ka shoqëruar në stacionin policor të Shtimes, i cili në këtë ahneg kishte shkrepur me një armë me gas dhe si provë materiale arma iu është konfiskuar. I njëjti, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve & përdorimi i armës’ për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa i dyshuari është liruar”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat