Në mesnatë refuzoi t’i bëhet testi i alkoolit dhe sulmoi policin

Kronikë e zezë

Në mesnatë refuzoi t’i bëhet testi i alkoolit dhe sulmoi policin

Më: 18 mars 2022 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Një person është shoqëruar për në stacion policor pasi ka sulmuar zyrtarin policor që po i kërkonte t’i bënte testin e alkoolit.

Policia e Kosovës bënë të ditur se zyrtarit policor kishte pranuar tretman mjekësor si rezultat i lëndimeve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e së enjtes.

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Prishtinë 17.03.2022 – 00:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti në gjendje të dehur e kishte refuzuar të bënte alkool testin dhe pastaj kishte sulmuar një zyrtar policor, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat