Lëmosh kërkuesit dëbohen në Shqipëri

Kronikë e zezë

Lëmosh kërkuesit dëbohen në Shqipëri

Më: 11 mars 2022 Në ora: 09:25
Ilustrim

Policia e Kosovës  8 persona duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë të komunitetit romë nga Republika e Shqipërisë të cilët ishin duke kërkuar lëmoshë në qytetin e Prizrenit.  

Policia e Kosovës ka hasur në 8 lëmoshë kërkues në qytetin e Prizrenit të cilët nuk kishin dokumente të identifikimit.

 Policia ka kuptuar se lëmoshë kërkuesit duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë kishin ardhur nga Republika e Shqipërisë dhe i takonin komuniteti romë.

Njësiti për migrim dhe të huaj i ka depërtuar këta lëmosh kërkues në Republikën e Shqipërisë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Prizrenit, si dhe falënderon qytetaret për bashkëpunim me policin me qellim te parandalimit te kësaj dukurie, po ashtu apelojmë qe sa herë i hasin lypsarët, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat