Leposaviq, një person tenton të fusë lopë ilegalisht në Kosovë

Kronikë e zezë

Leposaviq, një person tenton të fusë lopë ilegalisht në Kosovë

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Departamenti i policisë kufitare ka bërë të ditur që një mjet transportues, kombi ka tentuar të bëjë kontrabandim me mallra në fshatin Jashanicë të Leposaviqit.

Sipas policisë gjatë kontrollit të këtij automjeti, ai kishte qenë duke transportuar gjedhe pa ndonjë dokumentacion përkatës.

Pas njoftimit të prokurorit me rastin sipas policisë gjedhet janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë dhe rasti është duke shkuar në procedurë të rregullt.

“Njësiti policor ka ndaluar një automjet kombi me ngasës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është vërejtur se ishte duke transportuar gjedhe pa dokumentacion përkatës. Është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij gjedhet janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë. Rasti në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat