Vrau shitësin e marketit në Kamëz 4 vite më parë në sy të djalit të mitur, dënohet përjetë Vladimir Kurti

Kronikë e zezë

Vrau shitësin e marketit në Kamëz 4 vite më parë në sy të djalit të mitur, dënohet përjetë Vladimir Kurti

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 14:56
Ilustrim

Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me burgim të përjetshëm Vladimir Kurtin dhe me 26 vite burg Ruzhdi Hodën të cilët akuzohen për vrasjen e shitësit të marketit Agim Buci në Kamëz në prill 2018.

Apeli ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë të Gjykatës e Tiranës dhe ka caktuar burg për jetë për Vladimir Kurtin, i cili vrau pronarin e një marketi në sy të fëmijës 6 vjeç për t'i grabitur xhiron ditore në prill të vitit 2018.

Në përfundim të gjykimit të çështjes në shkallë të parë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin nr.1020,  datë19.04.2019, ka vendosur:

•“Deklarimin fajtor të të pandehurit Vladimir Kurti për kryerjen e veprës penale të“Vjedhjes me pasojë vdekjen”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 141 e 25 të K.Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave e dënon atë me burgim të përjetshëm.

•Deklarimin fajtor të të pandehurit Vladimir Kurti  për kryerjen e veprës penale të“Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe të municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite e dënon atë me 7 (shtatë) vjet burgim.

•Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Vladimir Kurti dënohet me burgim të përjetshëm.

Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin Vladimir Kurti fillon nga dita e ndalimit të tij në funksion të këtij procedimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Gjykata vendosi gjithashtu:

• Deklarimin fajtor të të pandehurit Rruzhdi Hoda për kryerjen e veprës penale të“Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe të municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite e dënon atë me 4 (katër) vjet burgim.

•Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Rruzhdi Hoda dënohet 26 (njëzet e gjashtë) vjet burgim.

•Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin Rruzhdi Hoda fillon nga dita e ndalimit të tij në funksion të këtij procedimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Si ndodhi ngjarja?

Gruaja e pronarit, 44 vjeçarja  u përball me dy persona të maskuar dhe me kapele të veshur sportiv.  Pasi i kërkuan paratë, gruaja u ka thënë se nuk kishte lekë, ndërsa mori një thikë e tentoi t'i godiste. 

Në këtë moment autorët e qëlluan në këmbë me dy plumba pistolete ndërsa djali i saj  6 vjeç u ul poshtë tavolinës.

Pasi dëgjoi të shtënat dhe ulërimat e bashkëshortes, Agim Buci mbërriti menjëherë në dyqan e tij dhe tentoi t’i hiqte maskën njërit prej autorëve. Nga një distancë fare e shkurtër, ai u qëllua për vdekje në gjoks me pistoletë. 

Provat materiale 

- një aparat celular i markës “Samsung”, me ngjyrë gri e të bardhë, bashkë me kartën celulare me nr.0685300645, veshjet pantallona dhe një automjet i markës “Volkswagen” me targa AA269 KF me dokumentacionin shoqërues, të sekuestruara në fazën e hetimit, t’i kthehen familjarëve të të pandehurit Rruzhdi Hoda.

- veshjet pantallona te sekuestruara t’i kthehen familjarëve të të pandehurit Vladimir Kurti

- katër CD me pamje filmike dhe një DVR (digital Video Recorder ) të sekuestruara në fazën e hetimit, të mbeten pjesë e dosjes gjyqësore.

Shpenzimet procedurale hetimore dhe ato gjyqësore të parapaguara nga shteti lihen në ngarkim solidar të te pandehurve Vladimir Kurti dhe Rruzhdi Hoda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat