Numërimi paraprak shqetësues, dyshohet për 10 të zhdukur nga zjarri në traget, dy bullgarë të bllokuar

Kronikë e zezë

Numërimi paraprak shqetësues, dyshohet për 10 të zhdukur nga zjarri në traget, dy bullgarë të bllokuar

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 10:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

10 persona figurojnë të zhdukur nga zjarri që ra mëngjesin e sotëm në tragetin e pasagjerëve Euroferry Olympia  teksa lundronte në afërsi të Korfuzit.

Informacioni për të zhdukurit duket se vjen nga numërimi i parë i përafërt i kryer në varkat e shpëtimit, i cili numëronte 279 persona nga gjithsej 290 pasagjerë (239 pasagjerë dhe 51 ekuipazh) në bordin e Grupit Grimaldi. 

Pre tyre janë 22 grekë (15 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit) dhe të tjerët të huaj.

Një përfaqësues deklaroi:

“Është herët për të bërë një deklaratë. Ne përpiqemi të kryqëzojmë informacionin dhe të krahasojmë sa janë deklaruar në listën e pasagjerëve me ata që u shpëtuan. Është shpëtuar edhe nga skafi italian, presim numërimin dhe identifikimin në portin e Korfuzit”.

Ndërkohë dy persona janë bllokuar në tragetin e djegur dhe janë në kontakt për t'iu afruar Super Pumas.

Sipas informacioneve të protothema.gr, dy të bllokuarit janë bullgarë dhe komunikimi me autoritetet është i vështirë. Po punohet për shuarjen e zjarrit në traget me dy zjarrfikëse.

Përmes komunikimit me të bllokuarit tentohet që ata të dalin në kuvertë dhe prej andej të merren me helikopter.

Të mbijetuarit e tragetit që u përfshi nga flakët ndodhen aktualisht në tre mjete lundruese (në bord janë mbi 200 persona) dhe pritet të mbërrijnë në Korfuz për një orë. 

Aty, roja bregdetare ka evidentuar 4 pika numërimi ku do të bëhet identifikimi, në mënyrë që të ketë një pamje të qartë të të zhdukurve. Kontrollet në det vijojnë.

Vlen të përmendet se më herët pasagjerët hodhën dyshime se jo të gjithë pasagjerët mund të kenë shpëtuar, pasi ka mundësi që në garazhe të kenë mbetur shoferë që flinin në kamionët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat