​Arrestohen 6 persona për kultivim, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të narkotikëve

Kronikë e zezë

​Arrestohen 6 persona për kultivim, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të narkotikëve

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 22:27
Foto ilustrim

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren, Policia e Kosovës, respektivisht Njësiti për Hetimin e Trafikimit me narkotikë në Prizren, kanë realizuar një aksion për bastisje në një lokacion me dyshimin për trafikim me narkotikë.

Prokuroria Themelore në Prizren, njoftoi se lidhur me këtë rast, hetimet kanë filluar me 4 shkurt 2022, ndaj 3 personave, ku njëri nga ta është arrestuar sot.

Pas sigurimit të provave të nevojshme është realizuar bastisja në fshatin Shirokë-Komuna e Suharekës, në një objekt shtatë katësh, nën kulmin e të cilit është gjetur një laborator për të kultivuar bimën e kanabisit.

Me rastin e bastisjes janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar 6 persona, 4 prej tyre shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas të Republikës së Kosovës, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautroizuar e narkotikëve, substanave psikotrope dhe analoge”.

Nga ky aksion janë gjetur rreth 32 kg narkotikë e llojit marihuanë, 2059 bimë të mbjella në saksi, të cilat janë konfiskuar, si dhe narkotikë që kanë qenë të përgatitura dhe të gatshme për shitje.

Llaboratori ku janë gjetur narkotikët i ka pasur të gjitha pajisjet e nevojshme për kultivimin e bimës së kanabisit si: ndriçimin e posaçëm, sistemin e ujitjes, sistemin e ajrosjes, peshore, qese, si dhe sasi të konsideruar të dheut të vendosura në thasë.

Nga ky aksion janë sekuestruar: Tre automjete të markave BMË, Ford dhe Opel Zafira; 6 celularë; Para të gatshme në shumë prej 2185.29 euro, 313 denar maqedon; Një DVR; dhe një llaptop.

Po ashtu, lidhur me këtë rast hetimet do të vazhdojnë, ndërsa për të arrestuarit nga prokurori i çështjes është lëshuar vendimi për ndalim 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat