Personi që vdiq nga zjarri në pompën e benzinës është punëtore e marketit

Kronikë e zezë

Personi që vdiq nga zjarri në pompën e benzinës është punëtore e marketit

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 10:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka dhënë detaje lidhur me zjarrin e mbrëmshëm të një veture në pompën e benizës, ku vdiq një person dhe u lëndua një tjetër.

Sipas raportit, viktima ka qenë punëtore e marketit.

“Është raportuar se në pompën e derivateve ka ndodhur një shpërthim – eksplodim i një veture me targa vendore e cila si pasojë e shpërthimit është djegur tërësisht, brenda së cilës veturë është djegë edhe një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Si pasojë e shpërthimit lëndime trupore në dorë ka pësuar viktima femër kosovare punëtore e marketit të pompës. Me urdhër të prokurorit trupi i karbonizuar i viktimës është dërguar në IML për obduksion, vetura e djegur është tërheqë për procedura hetimore, rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat