Policia interviston mjekët dhe dëshmitarët për vdekjen e 56-vjeçarit nga Lipjani

Kronikë e zezë

Policia interviston mjekët dhe dëshmitarët për vdekjen e 56-vjeçarit nga Lipjani

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 09:16
Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar se vdekja e 56-vjeçarit ka ndodhur si pasojë e neglizhencës së mjekëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Për këtë rast, policia ka intervistuar personelin mjekësor dhe dëshmitarët.

“Nga QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili është sjell nga qendra e mjekësisë familjare në Lipjan  ka ndërruar jetë. Njësitet e hetuesisë kanë intervistuar dëshmitarët dhe personelin mjekësorë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Në anë tjetër, drejtori i Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Lipjan, Shkelzen Hajdini, ka suspenduar nga puna mjekun Faruk Gashin, pasi që ky i fundit u incizua duke i thënë të moshuarit që kishte dhimbje në gjoks dhe se EKG-ja nuk funksionon.

Sipas njoftimit nga komuna e Lipjanit, Drejtori QKMF-së dhe Shefi i Urgjencës në Lipjan kanë konstatuar se ekziston aparatura e nevojshme dhe EKG është në funksion si në QKMF ashtu edhe në Urgjencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat