​Arrestohen tre persona për cenim të të drejtave të autorit

Kronikë e zezë

​Arrestohen tre persona për cenim të të drejtave të autorit

Më: 31 janar 2022 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personat me iniciale I. A., pronar i një kompanie, L.S. punëtor në Call-Center dhe H. M. po ashtu punëtore në Call-Center, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale vjedhja e shërbimeve, veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike dhe cenimi i të drejtave të autorit.

Personat e arrestuar dyshohet se përmes vjedhjeve të shërbimeve dhe duke cenuar të drejtat e autorit, përmes veprimtarisë se pandërgjegjshme ekonomike i kanë shkaktuar një kompanie tjetër të licencuar për shpërndarjen e rrjetit televiziv dëme materiale, duke shitur të drejtat e tyre pa ndonjë marrëveshje paraprake me të njëjtit te qytetarët.

Hetuesit policorë të Njësitit Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas ndërmarrjes së veprime të nevojshme hetimore dhe operative kanë siguruar dëshmi dhe informacione tjera relevante për personat e dyshuar dhe dëmet e shkaktuara.

Sot, në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Kujdestar nga Prokuroria kompetente, i dyshuari I. A. është shoqëruar në polici dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa L.S. dhe H.M., pasi janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar, të njëjtit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat