Makina përplaset me barrierat anësore në rrugën e Arbrit, në gjendje të rëndë shoferja

Kronikë e zezë

Makina përplaset me barrierat anësore në rrugën e Arbrit, në gjendje të rëndë shoferja

Më: 31 janar 2022 Në ora: 12:28
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 12 të kësaj të hëne në rrugën e Arbrit.

Një automjet i cili drejtohej nga një 40 vjeçare u përplas me barrierat anësore të rrugës së Arbrit. Ngjarja u regjistrua në fshatin Shkallë.

Drejtuesja e mjetit është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e vërteta të aksidentit. Paraprakisht shkak dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat