Policia në Mitrovicë arreston një të kërkuar nga Gjykata, dërgohet në vuajtje të dënimit

Kronikë e zezë

Policia në Mitrovicë arreston një të kërkuar nga Gjykata, dërgohet në vuajtje të dënimit

Më: 12 janar 2022 Në ora: 13:13
Ilustrim

Policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar sot një për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Bëhet e ditur se i njëjti ishte shpallur në kërkim nga Gjykata.

Ky është njoftimi i plotë:

Gjatë ditës së sotme, polica në Mitrovicën e Jugut , ka arrestuar një person që ishte në kërkim me urdhërese të lëshuara nga gjykata.

Pas ndalimit dhe verifikimit, mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari F. V., 53 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar urdhëresën, për veprën penale ,,Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm ”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat