Arrestohet shtetasi maqedonas, ia mori 3600 euro një shtetasi të Kosovës për dokumente

Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi maqedonas, ia mori 3600 euro një shtetasi të Kosovës për dokumente

Më: 12 janar 2022 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një 33 vjeçar nga Maqedonia e Veriut, Z.A, i cili dyshohet se ka mashtruar një 30 vjeçar kosovar, A.R, duke ia marrë 3600 euro në këmbim të rregullimit të dokumenteve të udhëtimit.

Policia u informua se rasti i mashtrimit ndodhi në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj.

Ai u shoqërua në stacionin policor në Ferizaj.

Pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat