​Therje me thika në Obiliq, dy të mitur në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

​Therje me thika në Obiliq, dy të mitur në gjendje të rëndë

Më: 12 janar 2022 Në ora: 09:25
Ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar në Obiliq, tre prej tyre të mitur, pasi që të njëjtit për motive ende të panjohura kanë sulmuar fizikisht me thika, dy viktimat të mitur, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë, viktimat, janë dërguar për tretman në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e rëndë.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar tri thika, një shufër metali dhe një boks hekuri.

Të dyshuarit, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, të gjithë janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat