Ngacmohet seksualisht një femër në Rahovec

Kronikë e zezë

Ngacmohet seksualisht një femër në Rahovec

Më: 11 janar 2022 Në ora: 09:29
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual në Rahovec.

Siç njofton Policia i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rahovec 10.01.2022 ─ 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare gjersa ajo ishte duke ecur në rrugë. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është raportuar dje nga ku njoftohej se një femër ka raportuar në polici për ngacmim seksual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat