Ferizaj: E bleu për të re veturën nga shtetasi suedez, por doli që të jetë e vjedhur

Kronikë e zezë

Ferizaj: E bleu për të re veturën nga shtetasi suedez, por doli që të jetë e vjedhur

Më: 11 janar 2022 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Një person nga fshatit Bibaj i Ferizajt ka raportuar se e ka blerë veturën me targa të Suedisë nga një shtetas i Suedisë, e që doli të kishte qenë e vjedhur.

“Fsh. Bibaj, Ferizaj 09.01.2022 ─ 12:00. Ankuesi mashkull  kosovar ka lajmëruar në polici se ka blerë veturën me targa te Suedisë nga i dyshuari mashkull shtetas i Suedisë.

Pas verifikimit të automjetit është vërtetuar se vetura kërkohet në nivel ndërkombëtar nga autoritetet e  Suedisë si veturë e vjedhur”, thuhet në raportin e policisë.

Vetuar është konfiskuar dhe i dyshuari është në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat