Vetaksident në Ferizaj, rrëshqet autobusi

Kronikë e zezë

Vetaksident në Ferizaj, rrëshqet autobusi

Më: 10 janar 2022 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Një vetaksident ka ndodhur pak më parë në komunën e Ferizajt, më saktësisht në rrugën që çon për në fshatin Mirash.

Sipas pamjeve të siguruara shihet se një autobus ka rrëshqitur dhe pasagjerët kanë dalë jashtë, derisa ekipet e policisë janë aty.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai i tha se nga ky vetaksident një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Emergjencën e Ferizajt.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat