Shiti veturën që e kishte marrë me qira, arrestohet një person në Pejë

Kronikë e zezë

Shiti veturën që e kishte marrë me qira, arrestohet një person në Pejë

Më: 6 janar 2022 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti e shiti veturën që e kishte marrë me qira.

Policia në raportin 24 orësh ka thënë se personi në fjalë, veprën e kishte kryer në bashkëpunim me një të dyshuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili është në arrati kanë shitur veturën e viktimës mashkull kosovar të cilën e kishin marr me qira”, thuhet në raport.

Tutje, policia ka bërë të ditur se pas intervistimit  me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat