Lajm i rëndë/ Burri vret gruan e tij 48-vjeçare në Llaushë të Skenderajt

Kronikë e zezë

Lajm i rëndë/ Burri vret gruan e tij 48-vjeçare në Llaushë të Skenderajt

Më: 5 janar 2022 Në ora: 16:26
Ilustrim

(E plotësuar 18:15)Salloni i shtëpisë ishte bërë pellg i gjakut, aty ishin dy fëmijët e çiftit, detaje tronditëse për vrasjen në Llaushë

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka nisur me grumbullimin e provave për vrasjen e gruas 48-vjeçare me inicialet L.Q.. Burri i saj S.Q., 51-vjeçar, si i dyshuar për vrasjen, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48-orësh. Burime të besueshme brenda organeve të sigurisë thanë se krimi ndodhi në sallonin e shtëpisë së çiftit në Llaushë të Skenderajt dhe në momentin kur hetuesia kishte arritur ne vendin e ngjarjes, kishin parë sallonin e shtëpisë të shndërruar në “pellg gjaku”, teksa aty ndodheshin dy nga tre fëmijët e çiftit.

Ne vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja plumbash, por akoma nuk dihet se sa plumba u shkrepën në trupin e viktimës.

“Nuk e dimë sa plumba janë shkrepur mbi trupin e viktimës, pa e marrë raportin e autopsisë nuk mund të flasim asgjë. E kemi parë pellgun e gjakut në sallon në dhomën e ditës, edhe aty i pashë dy fëmijët e çiftit, një vajzë dhe një djalë”, thanë burime brenda hetuesisë nga vendi i ngjarjes.

Këto burime thanë se çifti ka tre fëmijë dhe nuk dihet nëse të njëjtit ndodheshin në vendin e krimit në momentin e kryerjës së krimit.

Të pyetur se cilat janë dyshimet e para mbi motivin e vrasjes dhe nëse çifti ka pasur probleme edhe në të kaluarën, burimet thanë “Jemi në fazën fillestare, vetëm sa është lëshuar vendimi mbi ndalimin e të dyshuarit. Jemi duke mbledhur prova. Jemi në fazën fillestare dhe nuk mund ta dijmë motivin kaq herët”.

Media mëson se i dyshuari nuk është intervistuar akoma, ndërsa është lëshuar edhe vendimi për autopsinë e viktimës. Aktualisht janë duke u mbledhur prova për vrasjen e gruas.

Policia tha se nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare.

Nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tre fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë gëzhoja.

Përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta shpëtuar, 48-vjeçarja, vdiq pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, Agron Mehmeti, ka treguar se viktima ka pasur tre plagë të rënda, dy në gjoks dhe një në dorë.

Ai ka deklaruar se viktima ka qenë me shenja jete deri sa është dërguar në spitalin e Mitrovicës.

“Qendra Emergjente është njoftuar rreth orës 14:00 për një rast në fshatin Llaushë dhe menjëherë ka shkuar ekipa kujdestare me doktoreshën dhe ekipin e infermierëve në shtëpi dhe e kanë marrë një grua rreth moshës 48 vjeçare me plagë të rënda dhe e kanë transferuar menjëherë në qendrën emergjente dhe ju ka dhënë ndihma e parë dhe me autoambulancë me shenja jete ka shkuar deri në spitalin rajonal të Mitrovicës. Ekipa kur ka shkuar në shtëpi që ta marrë, e ka marrë me shenja jete, ka qenë gjallë deri në spitalin rajon të Mitrovicës, edhe pse në gjendje shumë të rëndë, me tri plagë të rënda, sipas drejtorit kujdestar. Plagët kanë qenë të lokalizume, në regjionin e gjoksit dy dhe në regjionin e dorës”, ka deklaruar ai.

Mehmeti ka thënë se viktima rreth orës 14:13 minuta është sjellë në QKMF në gjendje të rëndë.

“Në qendrën tonë ka ardh në orën 14:13 minuta, për Mitrovicë ka shkuar me shenja jete, por fatkeqësisht mundësitë për mbijetesë kanë qenë të vogla sipas mjekut kujdestar”, ka shtuar ai.

Flet drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, tregon në çfarë gjendje u sjell nga Llausha

Luljeta Zhubi, U.D., e drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Mitrovicës, tha se gruaja 48-vjeçare me inicialet L.Q., u soll në spital pa shenja jete. Viktima dyshohet se u qëllua me armë zjarri sot në Llaushë të Skenderajt, teksa i dyshuar për vrasjen është burri i saj S.Q,. 51 vjeçar.

Përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta shpëtuar, 48-vjeçarja, vdiq pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

“Është sjellur në spital pas orës 15:00 pa shenja jete. Plagët kanë qenë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Është sjellë nga Emergjenca e QKMF-së së Skenderajt. Ekipi mjekësor është munduar ta reanimojë. Për rastin është lajmëruar edhe Mjekësia Ligjore”, tha Zhubi.

Policia tha se nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare.

Mësohet motivi i vrasjes së gruas nga burri në Skenderaj

Një 51-vjeçar me inicialet S.Q., dyshohet se ka qëlluar për vdekjen gruan e tij 48-vjeçare me inicialet L.Q., në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Gazeta mëson se 51 vjeçari quhet Skender Qerimi dhe se deri tek vrasja dyshohet se ka ardhur si pasoje e tradhtisë.

Këto burimi kanë thënë se Qerimi kishte qenë i ndarë me gruan por më pas ishte bërë bashkë përsëri për shkak të fëmijëve.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës duke e cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

Sipas Policisë, rreth orës 13:40, 51-vjeçari i cili u arrestuar nga Policia dyshohet se e ka plagosur gruan e tij, e cila është dërguar me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës, ku ka ndërruar jetë.

“Nga  hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes  bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

***

Një burrë ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan e tij në Llaushë të Skenderajt.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, burrin e viktimës, 51-vjeçar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Nga i njëjti është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tre fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë gëzhoja.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot, rreth orës 13:40, policia në Skenderaj, ka pranuar informacion  për një plagosje nga arma e zjarrit e ndodhur në fshati Llaushë të Skenderajt.

Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë  të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Nga  hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes  bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri  në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur.

Lidhur me veprën penale është arrestuar një person i dyshuar, nga i njëjti është sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me tre fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë (6) gëzhoja.

Pas intervistimit të dyshuarit S.Q,.51 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat