Lëviznin me kallashnikov në automjet, dy të arrestuar në Lezhë

Kronikë e zezë

Lëviznin me kallashnikov në automjet, dy të arrestuar në Lezhë

Më: 3 janar 2022 Në ora: 11:37
Ilustrim

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje. Finalizimi i operacionit policor i koduar "Mesnata" çoi në sekuestrimin e 1 arme zjarri kallashnikov,  municion luftarak, 1 automjet dhe 2 aparate celularë.

"Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Mesnata”, në kuadër të të cilit Forca e Posaçme "Shqiponja" në DVP Lezhë, në bashkëpunim më Komisariatin e Policisë Lezhë, në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Shëngjinit", kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Range Rover", me drejtues shtetasin A.Sh., dhe pasagjer shtetasin A.V., në bagazhin e këtij automjeti është gjetur një armë zjarri automatik me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin" njoftoi policia.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.Sh., 37 vjeç dhe A.V.,27  vjeç, banues në Malësi të Madhe, të dy të dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit" dhe "Moskallëzimi i krimit ".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat