40-vjeçarja nga Kamenica dyshohet se vdiq nga alergjia në injeksion

Kronikë e zezë

40-vjeçarja nga Kamenica dyshohet se vdiq nga alergjia në injeksion

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 19:44
Ilustrim

Një 40-vjeçare nga Kamenica dyshohet se pësoi arrest kardiak pas marrjes së një injeksioni kundër gripit sezonal në fshatin Rogaçicë të Kamenicës. Për shkak të gjendjes së rëndë, gruaja u dërgua në Spitalin e Gjilanit, por pa shenja jete.

Kjo u bë e ditur nga drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Arsim Emini, i cili ka thënë se pacientja ishte rikthyer në jetë pas intervenimit emergjent dhe reanimimit.

“Unë nuk kam qenë, por mjeku kujdestar më ka lajmëruar se mbrëmë kah mesnata e kanë sjellë pa shenja jete në spital gruan në fjalë. Menjëherë, ekipi shëndetësor i spitalit e ka filluar reanimimin, i cili është bërë diku për 40 minuta. Ajo ka fituar një puls, mirëpo jo në gjendje të mirë. Ajo, e intubuar, është përcjellë për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ajo është dorëzuar në Emergjencën e QKUK-së”, ka thënë Emini.

Ndërkaq Naser Syla ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë rast të tillë.

“Ne në klinikë nuk e kemi pranuar një rast të tillë, asnjë paciente që thoni ju”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat