Policia arreston dy persona në Prishtinë, ia vodhën kuletën një gruaje

Kronikë e zezë

Policia arreston dy persona në Prishtinë, ia vodhën kuletën një gruaje

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 21:44
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona si të dyshuar për vjedhje në Prishtinë.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhë në rrugën “28 nëntori”, në Prishtinë, ku një gruaje i është vjedhur një portofol.

Lidhur me rastin, hetuesit policorë kanë filluar procduarat e nevojshme policore ndaj të arrestuarve, në koordinim me prokurorin e shtetit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje

Sot nga hetuesit policor të stacionit Jugu në Prishtinë, janë arrestuar, dy persona të dyshuar për vjedhje.Rasti ka ndodhë në rrugën “28 nëntori”, në Prishtinë, ku ankueses (femër), i është vjedhë një portofol.Ankuesja ka kërkuar ndihmën e dy zyrtarëve policor që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes. Zyrtarët policor, menjëherë, janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar dhe ky reagim i shpejtë ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar: • B. K, mashkull, , shtetas i Republikës së Kosovës dhe • P. K, mashkull, , shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe gjetjen e portofolit. Lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar si vjedhje, hetuesit policor kanë filluar procduarat e nevojshme policore ndaj të arrestuarve, në koordinim me prokurorin e shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat