Një këmbësor goditet nga vetura në Drenas

Kronikë e zezë

Një këmbësor goditet nga vetura në Drenas

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Mbrëmjen e sotme, një këmbësor është goditur nga një veturë në fshatin Zabel të komunës së Drenasit.

Zëdhënësi i Policisë Agron Borovci ka thënë se si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

“Sot rreth orës 20:20, është pranuar informata se në fshatin Zabel, komuna e Drenasit , ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori.

Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit këmbësori ka marrë lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka bërë të ditur Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat