Në Kamëz babai denoncohet se abuzoi seksualisht me të bijën. Dhjetra denoncime për familjarë që rrahin e keqtrajtojnë fëmijët

Kronikë e zezë

Në Kamëz babai denoncohet se abuzoi seksualisht me të bijën. Dhjetra denoncime për familjarë që rrahin e keqtrajtojnë fëmijët

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 11:51
Ilustrim

Dhuna, keqtrajtimi dhe abuzimi seksual ndaj të miturve janë raste tepër të ndjeshme të cilat trondisin familjen e shoqërinë, prandaj duhet ngritur alarmi

Vetëm brenda një jave në Shqipëri u shënuan dy raste të rënda. Në Fier, në fshatin Grecalli Mateo vetëm 8 vjeç u vra dhe u gropos nga fqinji i tij Klodian Çalamani.

Në Sarandë u zbulua rasti i shfrytëzimit për prostitucion të vajzave të mitura. Ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi akuzohet se është përfshirë dhe një officer policie.

Rasti I fundit i denoncimit për abuzim me fëmijë ka mbërritur dje në Kamëz.

Në komisariatin 5 të Tiranës është denoncuar se babai ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij. Ka qenë vetë psikologia e shkollës që ka zbuluar rastin me  më pas është bërë denoncimi në polici.

Po sa raste janë denoncuar në polici sa i takon dhunës së fëmijës, marrëdhënie seksuale me të mitur apo abuzimet.

Gazetari i Ora Neës, Edison Vatnikaj bëri një bilanc të rasteve të regjistruara në policinë e shtetit dhe ajo që vihet re  është se janë mbi 90 raste të dhunës së të miturve nga vetë familjarët apo keqtrajtim i të miturve.

Ky është tregues se në familjen shqiptare “të rrahësh fëmijën tënd” nuk është dhunë.

Ajo çka vihet re është se autorët janë të përsëritur. Juristët sugjerojnë që në raste të tilla të ketë ashpërsim të dënimit.

Nga janari 2021 – nentor 2021

9 raste  “Marrëdhënie seksuale me të mitur nën 14 vjeç”  

10 raste “Marrëdhënie seksuale me dhunë nga mosha 14 -18 vjeç

3 raste “Marrëdhënie seksuale e të njëjtës gjini apo kujdestari”

8 rate “Veprime të turpshme”

24 raste  “Ngacmime seksuale”

4 raste “Shfrytëzim prostitucioni”

30 raste "Keqtrajtim i të miturve”  

63 raste “Dhuna në familje ndaj të miturve" 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat