Policia arrestohen dy shtetas të huaj, e kaluan ilegalisht kufirin

Kronikë e zezë

Policia arrestohen dy shtetas të huaj, e kaluan ilegalisht kufirin

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të huaj të cilët dyshohet se e kanë kaluar ilegalisht kufirin.

Bëhet fjalë për një shtetas të Malit të Zi dhe një shtetase të Kroacisë. 

Sipas policisë, të dyshuarit nuk kanë pasur dokumente identifikuese. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rr. Cika Jovina 19.11.2021 – 11:30. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull shtetas i Republikës së Malit të Zi dhe një femër shtetase e Republikës së Kroacisë, pasi që dyshohet se kanë hyrë në Republikën e Kosovës duke iu shmangur pikë-kalimeve të rregullta kufitare. Të dyshuarit nuk kanë pasur dokumente identifikuese. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat