Arrestohen dy persona për vjedhje në Shtime

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për vjedhje në Shtime

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 23:40 , Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pas një pune intensive hetimore, ka arritur të arrestojë dy persona me inicialet: SH.S ( M/K)  dhe F.Z (M/K) që të dy të moshës 27 vjeçar.

Me dyshimin se me datën 10.11.2021 kanë kryer vjedhje në Shtime.

Në lidhje me këtë, policia të dy personat e dyshuar i ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit të tyre , në prani edhe të avokatit mbrojtës, janë dërguar në mbajte për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Ndërsa, policia është në kërkim edhe të dyshuarit të tretë, i cili është në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat